Një shtetas i huaj ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të marte në Prrenjas, si pasojë e një aksidenti rrugor ku janë përfshirë një mjet i tonazhit të rëndë, trajler, dhe një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urakës, në dalje nga Prrenjasi për në Qafë Thanë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të saj, ndërsa identiteti i viktimës dhe personit tjetër të përfshirë nuk dihet ende.
"Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, kamioni që drejtohej nga shtetasi serb S. M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasja U. S. Gjithashtu, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, shtetasi P. K., 50 vjeç, (pasagjer në automjetin me drejtuese shtetasen U. S.)", njofton Policia.