Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, përplasen dy makina, humb jetën 32-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në Itali, përplasen dy makina, humb jetën

Mediat italiane raportuan se ditën e sotme, rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident i rëndë ku për pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar me origjinë shqiptare.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në zonën Selva Piana të Mosciano Sant'Angelo. Një makinë tip “Fiat Punto” që drejtohej nga 32-vjeçari, u përplas në një kryqëzim me një makinë “Audi A3” që drejtohej nga një 25-vjeçar.

Ambulanca dhe forcat e zjarrfikëses kanë ndërhyrë menjëherë për ta nxjerrë nga automjeti, por fatkeqësisht i riu shqiptar ka ndërruar jetë duke e transportuar në spital.

Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese