Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 30-vjeçar shqiptar, plagosen dy të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 30-vjeçar

Një shtetas shqiptar, 30 vjeç ende i paidentifikuar ka humbur jetën nga përplasja e dy automjeteve në Pontebanna të Italisë. Nga aksidenti raportohet se kanë mbetur të plagosur dhe tre persona të tjerë, dy nga të cilët shtetas italianë.

Mediat italiane raportojnë se 30-vjeçari shqiptar, së bashku me një shok, po ashtu shqiptar po udhëtonte me një automjet tip “Fiat Punto” në momenti që u përplas me një makinë tip “Mercedes Benz” ku udhëtonin dy italianë.

Fillimisht dyshohet se ka qenë makina e dy italianëve e cila ka dalë nga korsia e vetë dhe ka përplasur makinën ku po udhëtonin dy të rinjtë shqiptar.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e cila ka dërguar të plagosurit në spital, por 30-vjeçari për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të shpëtojë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese