Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humb jetë i riu shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në Itali, humb jetë i riu shqiptar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Castagneto Carducci (Livorno), ku një shqiptar 35-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor në orët e para të pasdites së djeshme.

Sipas raportimeve të medieve italiane, makina në të cilën udhëtonte shqiptari dhe një person tjetër u përplas me një pemë. Për fat të keq, për 35-vjeçarin nuk mund të bëhej asgjë për të shpëtuar jetën e tij.

Ndërkohë, personi tjetër i plagosur është dërguar me helikopter në spital për ndihmë të specializuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese