Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën dy vëllezërit shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën dy vëllezërit

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi. Mediet greke raportojnë se dy vëllezër shqiptare, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mjeti po drejtohej nga 30 vjeçari dhe pasagjer ishte vëllai i tij 27 vjeçar, të cilët humbën jetën në aksidentin rrugor në  aksin Lamia-Livadeia.

30 vjeçari humbi kontrolin e mjetit dhe u përplas me kangjellat e rrugës, e më pas makina ka përfunduar në lumë, duke iu marrë kështu jetën në vend dy të rinjve.

Gjithashtu në aksident mbetën të plagosur rëndë, një 31-vjeçar shqiptar dhe 2 grekë, të cilët po udhëtonin me të njëjtin mjet.

Të plagosurit u transportuan menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu