Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Aksident tragjik në Fier, makina del nga rruga, raportohet për dy të vdekur

spot_img

Lajme të ngjashëm

c477e04d948a1e3769432a583c660901

Dy persona raportohet se kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në Fier.

Paraprakisht bëhet me dije se në aksin rrugor Levan-Qarr, makina me të cilën udhëtonin dy persona, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e goditjes së fortë, kanë ndërruar jetë të dy personat që ndodheshin në të.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet që kanë çuar në aksidentin fataq që u ka marrë jetën dy personave, ende të paidentifikuar. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse po tentjnë të nxjerrin trupat e viktimave nga makina.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji. Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.

Përditësim: Foto nga vendngjarja
Screenshot_1_copy.jpg
aksident2_copy.jpg

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img