Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
18 °
E premte, 7 Tetor, 2022

Aksident TRAGJIK në Austri, dy makina përplasen me njëra tjetrën, humbin jetën 2 shqiptarë, 5 të tjerë të plagosur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Austri ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në St.Pölten ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, njëra prej të cilave thuhet se po lëvizte në krahun e gabuar.

Sipas informacioneve të bëra të ditura nga mediat e huaja, makina ka goditur makinën tjetër në të cilën udhëtonin katër  persona me shtetësi shqiptare, ku dy prej tyre fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet e emrgjencës, nga ku zjarrfikësit nxorën viktimat nga automjeti, ndërsa të lënduarit u dërguan menjëherë në spitalin e afërt. Identiteti i viktimave dhe të plagosurve ende nuk është bërë i ditur.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img