Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident tragjik në aksin Tiranë-Durrës, HUMBIN jetën dy pasagjeret, shoferi në gjendje të RËNDË në spital

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në aksin Tiranë-Durrës, HUMBIN jetën dy

Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Tiranë Durrës mëngjesin e kësaj të diele. Paraprakisht mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë kanë ndërruar jetën dy pasagjeret, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.

Durrës/Informacion paraprak:

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. T., 26 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret shtetasia S. Gj., 26 vjeçe, dhe pasagjerja tjetër ende e paidentifikuar që ndodheshin në automjet.

Ndërsa shtetasi A. T, është transportuar në spital në gjëndje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese