
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në aksin Shkodër-Velipojë, ku ka humbur tragjikisht jetën një 4-vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se në vendin e quajtur Pulaj-Plazh, rreth orës 13:00, automjeti me drejtuese shtetasen K.B, 22 vjeçe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P.C, 38 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 4-vjeçari i cili ndodhej në njërin prej mjeteve, ndërsa shtetasit e tjetër kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç.
Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit