Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident tragjik mes shqiptarëve në Greqi, 21-vjeçarja përplas për vdekje 40-vjeçarin

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një aksident tragjik ka ndodhur midis 2 shqiptarëve.

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje, pasi motori me të cilin ai po udhëtonte u përplas me një makinë që drejtohej nga një shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Sindos të Selanikut në kryqëzimin e Papagou.

Makina drejtohej nga 21-vjeçarja me të cilën u përplas 40-vjeçari me motoçikletë.

Policia dhe ambulamca helene kanë shkuar menjëherë në vendngjarje por për 40-vjeçarin ishte tepër vonë pasi u gjet pa shenja jete.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes ndërsa emrat e shqiptarëve nuk janë bërë ende me dije.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll