
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrogozhinë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Mësohet se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur ‘Bishti i Zhurit’, ku një makinë ka dalë nga rruga pasi ka humbur kontrollin.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi me inicialet A.F., në moshën 46-vjeçare.
“Me datë 29.12.2020, rreth orës 23:20, në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin A.F., ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit shtetasi A.F., 46 vjeç” – njofton policia.