Një aksident tragjik është shënuar në një autostradë në kroaci, ku një autobus është aksidentuar rëndë.
Bëhet me dije se një autobus me targa bolake ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 11 persona dhe 34 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
“Sipas informacioneve të deritanishme, në aksident trafiku kanë humbur jetën disa persona dhe një numër i madh janë lënduar rëndë.
Përveç policëve të UP-së së Varazhdinit dhe UP-së së Zagrebit, disa ekipe të Institutit për Mjekësi Emergjente nga Qarku i Varazhdinit. dhe Zagrebi, si dhe disa ekipe të zjarrfikësve, janë angazhuar në vendngjarje nga të dy qarqet”, thuhet në njoftimin e policisë.