Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në spitalin “Nënë Tereza”. Raportohet se një i ri 23-vjeccar me iniciale M.M., ka përplasur shtetasin XH.H., i cili po udhëtonte me motor.
Si pasojë e përplasjes ky i fundit ka marrë lëndime fizike dhe është dërguar në spital, ku është nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, e cila fatmirësisht përfundoi pa viktima.