Një aksident ka ndodhur sot pasdite te “Rruga e Kavajës” në Tiranë.
Burime nga vendngjarja bëhet me dije se drejtuesja e mjetit tip Skoda ka përplasur një djalë i cili po udhëtonte me biçikletë. Shpejtësia e saj ka qenë pak e lartë, por dëshmitarët thonë se djali i preu rrugën.
Nga goditja e fortë ai është rrëzuar dhe është gjakosur, ndërsa ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.