Dy të rinj nga Vlora janë përfshirë në një aksident rrugor pasditen e kësaj të enjteje dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Bëhet me dije se ata janë Emiljano Dulaj dhe Altin Sinademi.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si “Fusha e Druve” dhe dy të rinjtë janë dërguar me autoambulancë në spital. 28 vjeçari Dulaj dhe 33 vjeçari Sinademi, ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve të Vlorës dhe nuk është marrë vendimi për dërgimin e tyre në Tiranë.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë dokumentimin e saj, për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.
“Rreth orës 17:30, në rrugën “Sokrat Leka”, Vlorë, shtetasi E. D., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një banese. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. D, dhe dy pasagjerët shtetasit M. S., dhe A. H., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Vlorës, dy orë pas aksidentit.