Edhe në Vlorë është regjistruar një aksident mbrëmjen e kësaj të hënë. Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga, për pasojë ka marrë përpara ndarëset dhe më pas është përplasur me një tjetër makinë.
Nga përplasja e dy automjeteve ka mbetur i plagosur pasagjeri 20 vjeç që ndodhej në automjetin tip “Audi” i drejtuar nga një 22-vjeçar i cli humbi kontrrollin.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rethanave të aksidentit. 20-vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të Vlorës, ku dhe po mjekohet.
Sondazh
Poll