
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Një 35-vjeçar duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një të mitur 8 vjeçar, i cili si pasojë e goditjes është plagosur.
I mituri është jashtë rrezikut për jetën. Ai është dërguar menjëherë në spital ku dhe po merr trajtimin mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi M. Gj., 35 vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, rreth 8 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.