Hapësire reklamuese

Politikë

Aksident në uzinat e "Kurum", plagoset rëndë vëllai i ish-ministres Evis Kushi

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në uzinat e "Kurum", plagoset rëndë

Mikel Caku, vëllai i ish-ministres Evish Kushi dhe David Elezi, kanë mbetur të plagosur rëndë mëngjesin e kësaj të hëne në uzinat e "Kurum" në Elbasan. Ata kanë qenë duke vënë në punë një makineri në një nga ish-kombinatet e Metalurgjikut.

Duke qenë se inxhinieri dhe punëtori që qëndronte me të nuk e kanë njohur procesin e punës, diçka ka shkuar keq dhe të dy këta shtetas kanë marrë plagë në trup.

Më rëndë, paraqitet gjendja shëndetësore e shtetasit Mikel Caku, i cili mësohet se është vëllai i ish-ministres së Arsimit, deputetes socialiste nga Qarku i Elbasanit, Evis Kushi. Aktualisht, të dy këta shtetas janë transportuar nga Spitali Rajonal i Elbasanit në Spitalin Amerikan.

Mikel Caku dhe David Elezi kanë nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore ndaj janë dërguar në këtë spital privat dhe aktualisht janë në duart e bluzave të bardha, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 12 orë nga aksidenti në punë.

Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe kanë dokumentuar rrethanat e saj, për të zbardhur shkaqet që kanë çuar në këtë aksident me plagosjen e rëndë të inxhinierit dhe një punonjësi.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se në ambientet e “Kurum”, shtetasi M. C., 58 vjeç, me detyrë ekspert për sigurinë e zjarrit, gjatë ekspertimit tek Sektori i Petëzimit, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë nga një shufër hekuri e shkëputur nga makineria e prodhimit. 58-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese