Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
83 %
1kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
41 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Aksident në Tiranë, polici përplas 55-vjeçarin me biçikletë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën “Myslym Keta”, në Tiranë.

Një punonjës policie, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur një biçikletë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi, një 55-vjeçar me inicialet A.G.

I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak:

Tiranë

Në rrugën “Myslym Keta” mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Myslym Keta” ju bëjmë me dije se:

Nga hetimet paraprake dhe kqyrja e pamjeve filmike rezulton se mjeti i ndaluar me drejtues Xh. K., 36 vjeç, duke hapur derën e mjetit të tij ka goditur me derë biçiklistin shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sqarojmë se mjeti i policisë nuk ka patur kontakt me të aksidentuarin. Drejtuesi i mjetit shtetasi Xh. K., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike që tregojnë dinamikën e aksidentit.Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

Më shumë

spot_img
spot_img