Një aksident ka ndodhur pasditene sotme në afërsi të TEG-ut, ku një 40-vjeçar teksa ishte duke udhëtuar me motorr është përplasur me një betoniere.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motorrit i cili ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.06.2022, në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.
Si pasojë shtetasi E. T. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sondazh
Poll