Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje 62-vjeçarin, arrestohet autori

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një makinë ka përpasur një qytetar që lëviste me biçikletë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi E. G., 37 vjeç, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, në kryqëzim me rrugën “Jordan Misja”, ka aksidentuar biçiklistin,  G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Policia e Tiranës gjithashtu ka arrestuar edhe dia persona të tjerë që akuzohen për vepra të ndryshe penale.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” të shtetasve :

E. Gj., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një përforcues metalik ;

H. V.,  17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis ;

J. C., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr.1 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi më lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”  i shtetasit R. N., 34 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalin e tij bar-kafe, u gjeten 9 poste loje me ekrane dhe tastiera të veçanta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Këto paisje dyshohen se shërbenin për organizimin e lojrave të palejuara.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” i shtetasit K. V., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një përforcues grushti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E. M., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

Z. S., 59 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

E. G., 37 vjeç, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, në kryqëzim me rrugën “Jordan Misja”, ka aksidentuar biçiklistin,  G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

•Më datë 14.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit, S. M., 27 vjeç, sepse në rrugën e “Barrikadave”, ka goditur me grushta në pjese të ndryshme të trupit, shtetasin V. D.

•Më datë 14.05.2021,në rrugën “Thoma Koxhaj”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën e shtetasit A. K., 37 vjeç, ku kanë marrë disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu