Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete, të plagosurit dërgohen në spital

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 16:45 në një nga rrugët dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, ku si pasojë e përpasjes së dy automjeteve janë lënduar drejtuesit e tyre.

Të dy të lënduarit janë transportuar në spital, ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2021, rreth orës 16:45, në autostradën Durrës-Tiranë, në rrugë dytësore, është përplasur mjeti me drejtues A. T,  me mjetin me drejtues R. K., 50 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu