Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në rrugën Fier-Patos, autobusi përplaset me “Benzin”

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të qytetit të Fierit, në aksin rrugor Fier-Patos.

Në aksident janë përfshirë një autobus interurban dhe një makinë tip “Benz”. Burime bëjnë me dije se autobusi ka qenë i mbushur me nxënës shkolle, shkruan report.tv. Nga përplasja ka mbetur i lënduar shoferi i makinës, 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal Fier.

Pamje nga aksidenti © CREDITS: Report.tv Pamje nga aksidenti © CREDITS: Report.tv

Siç duket edhe nga pamjet, pas përplasjej me "Benz-in", autobusi   i linjës Fier-Marinzë  ka përfunduar në oborrin e një banese.  Polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor "Fier-Patos", automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin K. Sh., 62 vjeç, banues në Cakran, është përplasur me automjetin tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 62 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. Sh., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese