Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qendër të qytetit të Beratit.
Autobusi i linjës Berat-Tiranë ka përplasur një motoçikletë me të cilët udhëtonin dy persona.
Çifti i të moshuarve, Nuredin dhe Barie Gjonaj që ishin duke udhëtuar me motoçikletën janë plagosur ndërkohë që ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Sondazh
Poll