Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në Përmet, I riu me shpejtësi humb kontrollin e mjetit dhe merr para makinat në rrugë

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në Përmet, I riu me shpejtësi humb kontrollin e mjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Përmet.

Nga informacionet mësohet se një automjet me drejtues të riun Fatjon Lahe, ka humbur kontrollin dhe ka goditur tre automjetet të parkuara anës rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesorë të Përmetit ku i riu, ka qenë duke drejtuar makinën me shpejtësi jashtë normave të lejuara duke humbur kontrollin e mjetit dhe duke u përplasur me automjetet e tjera që ishin të parkuara buzë rrugës. Fatmirësisht nuk ka patur të plagosur. 4 makinat kanë pësuar dëmë të konsiderueshme materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese