Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Milot, në vendin e quajtur Rrilë.
Mësohet se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një këmbësor, Pal Vathin i cili ndërroi jetë në spital
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lezhë/Informacion paraprak:
Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës” , automjeti me drejtues shtetasin A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin shtetasin P.V. , banues në Lezhë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.