Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xhurmë të Lezhës.
Kalimtari është përplasur nga një automjet i tipit “Volkswagen”, e për pasojë ka ndërruar jetë. Aktualisht nuk dihet identiteti i viktimës, apo i drejtuesit të mjetit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.