Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Vlorë.
Sipas policisë, një automjet tip “Corvette” me drejtues 53-vjeçarin Dritan Shena, banues në Shkodër, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Përplasen makinat në aksin Memaliaj-Tepelenë, mes tre të plagosurve një shtetas turk
“Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Levan-Vlorë, ka dalë nga rruga automjeti tip “Covert” me drejtues shtetasin D. Sh., 53 vjeç, banues në Shkodër, i cili për pasojë ka ndërruar jetë,” bën me dije policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj dalje nga rruga.


