Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në Levan-Tepelenë, makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal, plagosen tre persona (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë.

Bëhet me dije se një makinë në “Kthesën e Çerventit” në Frakull ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Mësohet se është aksidentuar makina tip ‘Daewoo’ targa AA046OK. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagur shoferi dhe dy pasagjeret.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu