Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në Gramsh, makina përplas 5 vjeçarin

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Gramshit, ku një makinë ka përplasur një 5 vjeçar.

 

Sipas informacioneve, i mituri me iniciale E.XH i ka prerë rrugën makinës tip “Benz” me targa AA 355 SJ, e drejtuar nga një 32 vjeçar.

5 vjeçari është dërguar menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.