Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, arrestohet 45-vjeçari që përplasi një djalë të mitur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

34f6728e230c7e66cea49720234e6dbb

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, ku një 45-vjeçar i cili drejtonte mjetin tip “Renault” ka përplasur një djalë të mitur.

11-vjeçari me iniciale S.P., është dërguar menjëherë në spital dhe po merr ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit, 45-vjeçari S.S, është arrestuar në flagrancë.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi me mjet një këmbësor, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Çapos” , ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç.

Shtetasi S. P. pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër, është transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img