Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në Fier, kamioni del nga rruga, plagoset shoferi

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Fier.

Burime nga policia bëjnë të ditur se një kamion ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur shoferi.

Sakaq, A.Rr, 50 vjeç është dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Informacion paraprak

Në datën 02.06.2019 në aksin rrugor Levan-Fier, automjeti tip Kamion me drejtues shtetasin A.Rr ka dalë nga rruga në vendin e quajtur "Kthesa e Levanit".

Për pasojë është dëmtuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi A.Rr, 50 vjeç banues në Mallakastër, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu