
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan ku si pasojë ka mbetur e plagosur një e moshuar.
Mësohet se ngjarja është regjistruar në Unazën Jugore ku e moshuara teksa ishte duke kaluar rrugën është përplasur nga një automjet.
Dëshmitarët i kanë thënë policisë se makina e cila përplasi të moshuarën ka qenë me shpejtësi të lartë dhe si pasojë nuk ka mundur të evitojë përplasjen e gruas.
Ndërkaq, policia po heton shkaqet që sollën aksidentit, ndërsa e moshuara menjëherë është dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sondazh
Poll