Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në Dibër, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 në Dibër.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lurë ku automjeti tip “Land Rover” me targa “KR6461A”, i drejtuar nga shtetasi Ndriçim Cuku nga fshati Lurë e Vjetër, ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën 27 vjeçari Fatjon Kaçi nga fshati Lurë. Forcat e policisë kanë shkuar në vend ngjarje ku kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për në Komisariatin e Policisë Dibër. Grupi hetimor po kryen veprimet në vend ngjarje për të përcaktuar shkakun e daljes nga rruga të automjetit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu