Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të një qendre tregtare. Siç shihet nga këto pamje të siguruara nga newsbomb.al, një nga mjetet e përfshira ka përfunduar në kanalin krah rrugës.
Policia Rrugore e Tiranës dhe ekipi i emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Aksidenti ka shkaktuar vonesa në qarkullimin e mjeteve dhe për pasojë trafik të rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, me drejtim për në qytetin bregdetar. Në përplasje janë përfshirë veç mjetit që ka përfunduar në kanal, dhe katër makina të tjera.
Sondazh
Poll