
Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Fier-Lushnje, në zonën e Vajkanit.
Mësohet se një kamion është përplasur me një autoveturë.
Si pasojë nga përplasja kamioni ka përfunduar i përmbysur në pjesën anësore të rrugës.
Sakaq raportohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të aksidentit.