
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Thumanë-Milot.
Mësohet se një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sondazh
Poll