Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, mjeti përplas për vdekje 68-vjeçarin dhe largohet

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, mjeti përplas për

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Uniformat blu bëjnë me dije se një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur për vdekje një 68-vjeçar.

Shtetasi M.P, banues në Troshan, po kalonte rrugën në momentin që mjeti e përplasi dhe u largua. Policia po vijon punën për idenfitikimin dhe arrestimit e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth mesnatës, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin M. P. (këmbësor), 68 vjeç, banues në fshatin Troshan, Lezhë, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese