Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:25 në aksin rrugor “Shkodër-Hoti i Ri”. Një shtetas ka humbur kontrollin e motorit duke dalë nga rruga dhe përfundoi duke u përplasur me një automjet të parkuar në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes 61-vjeçari që drejtonte mjetin ka mbetur i plagosur. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca. 61-vjeçari u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Shkodër-Hoti i Ri”, shtetasi A. M., 61 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një automjet të parkuar.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M., dhe shtetesja Sh. M., 61 vjeçe ( pasagjere) të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.