Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
1kmh
0 %
Mër
26 °
Enj
30 °
Pre
31 °
Sht
30 °
Die
24 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Një i vdekur, një i plagosur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në orët e para të mëngjesit, një automjet tip “Benz” me targa AA 343 IB me të cilin udhëtonin dy persona, në aksin rrugor Levan-Tepelenë pranë fshatit Poçem, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës. Nga përplasja, ka gjetur vdekjen 25-vjeçari Edion Haliti dhe është plagosur shtetasi 37-vjeçar Elton Lamaj.

Mbrojtësja metalike ka hyrë brenda mjetit, duke i prërë gjymtyrët e poshtme viktimës dhe të plagosurit. I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Fierit dhe pritet të transportohet me urgjencë drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Mësohet se të aksidentuarit janë nga komuna e Levanit. I plagosuri Elton Lamaj është punonjës i FNSH-së në Fier.  Policia ka mbërritur në vëndngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se shkak i humbjes së kontrollit të mjetit ka qënë shpejtësia e madhe. Aksidentet e shumta në aksin rrugor Levan-Tepelenë, e bëjnë atë një prej akseve rrugore më problematike në vend. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img