Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në aksin Milot-Morinë, makina e policisë përplaset me një mjet tjetër, plagosen 3 efektivët

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në aksin Milot-Morinë, makina e policisë përplaset

Një aksident ka ndoshur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Morinë, kun ë afërsi të një karburanti një makinë policie është përplasur me një mjet tjetër.

Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 efektivë, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.

“Më datë 17.09.2021, rreth orës 20:10, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.A., 35 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të DVP Kukës, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu