Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Prrenjas.
Automjeti i cili drejtohej nga shtetasi L.N, 32 vjeç, ka përplasur një motomjet i cili drejtohej nga një 20-vjeçar me inincile B.P.
Si pasojë e këtij aksidenti 20-vjeçari ka mbetur i plagosur, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të zbardhur të gjithë dinamikën e aksidentit.