Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, në lagjen e ish-frutores. Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurat anësore.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Në vendngjajrje ka mbërritur ambulanca dhe policia, ku kjo e fundit po punon ppër zbardhjen e rrethanave të aksidentit.