Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në arë, plagoset shoferja dhe 3 pasagjerë (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër. Si pasojë janë plagosur 4 persona.

Mësohet se mjeti ka humbur kontrollin dhe si rezulatat ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një parcelë me të mbjella.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, ku mjeti tip “Ford” me drejtuese shtetasen M.C., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjetët që po udhëtonin me të njëjtin mjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar menjëherë në spitalin Rajonal Lezhë, ku edhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll