Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, polici përplas me makinë 12-vjeçarin

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_326343" align="alignnone" width=""]Pamje nga vendngjarja[/caption]

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të vendit të quajtur 'Ura e Bulgarecit', në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Mësohet se një automjet i drejtuar nga një punonjës policie në Maliq, ka përplasur një fëmijë 12 vjeç i cili po lëvizte me biçikletë. Sakaq, gjendja e 12-vjeçarit është e rëndë dhe është nisur menjëherë për në spital.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 30.04.2020, rreth orës 15:40, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi D. L., duke drejtuar mjetin tip "Opel" dyshohet se është përplasur me një biçikletë që lëviste një shtetas rreth 12 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në Komisariat, ku po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.