Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina përfundon në kanal, plagosen dy fëmijë dhe një grua

Lajme të ngjashëm

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Bulgarec ku njëri prej mjeteve ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal anash rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur një grua dhe dy fëmijë të cilët ndodheshin në mjet.

Menjëherë ata janë dërguar drejt spitalit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë