Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Librazhd. Një mjet me drejtues shtetasin A. Sh., 51 vjeç, ka përplasur dy këmbësorët J. H., 60 vjeç dhe L.H., 6 vjeç, të cilët po kalonin rrugën.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Elbasan/Informacin paraprak:
Më datë 03.12.2021, rreth orës 14: 30., në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 51 vjeç, ka goditur këmbësorët J. H., 60 vjeç dhe L.H., 6 vjeç, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi herimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.