Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, zhduken shoferi dhe pasagjeri, braktisin makinën

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në aksin Berat-Lushnjë, zhduken shoferi dhe pasagjeri,

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Lushnje, në “Rotondon e Moravës”.

Një mjet, tip Mercedes Benz është përplasur me trafik-ndarësen e rrugës dhe si pasojë e përplasjes mjeti është shkatërruar. Pas përplasjes, mjeti është braktisur në rrugë dhe nuk dihen ende shkqet e braktisjes dhe kush ka qënë në drejtimin e tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes mjeti është gjetur i braktisur dhe me dyer të hapura.

Policia ka rrethuar menjëherë perimetrin dhe po punon për identifikimin e shoferit, ndërkohë që një grup ekspertësh është duke ekzaminuar mjetin nga brenda pasi nuk mund të shpjegohet braktisja e mjetit pas përplasjes.

Mjeti rezulton i marrë me qera në qytetin e Durrësit por ende nuk dihet identiteti i shoferit.

Nuk dihen ende arsyet e largimit të dy shtetasve nga mjeti, ndërkohë që nga Spitali Rajonal Berat konfirmohet nuk ka mbërritur asnjë i plagosur apo i lënduar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll