Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident me vdekje në Tiranë/ Makina përplas biçikletën, humb jetën 23-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme tek rrethrrotullimi TEG-Farkë.

Mësohet se një 20-vjeçar me makinë ka përplasur një 23-vjeçar, i cili drejtonte biçikletën.

Si pasojë e plagëve të marra, bëhet me dije se shtetasi U. P., ka ndërruar jetë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

‘Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 17:00, tek rrethrrotullimi TEG-Farkë, ka aksidentuar biçiklistin U. P., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë’, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll