Hapësire reklamuese


Aktualitet

Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas 54-vjeçaren

Shkruar nga Newsbomb
Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas 54-vjeçaren

Një 54-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të hënë, pasi u përplas për vdekje nga një makinë në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:10 në rrugën e Elbasanit. Si pasojë e plagëve të marra 54-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Më datë 18.12.2023, rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit, automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar shtetasen A. R., 54 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese